INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla kallëzon penalisht Lulzim Bashën, nuk mungon as paralajmërimi i fortë [FOTO]

Taulant Balla kallëzon penalisht Lulzim Bashën, nuk mungon as paralajmërimi i fortë [FOTO]

Publikuar më: 14:27 27-09-2018

Taulant Balla nuk qëndorn në heshtje por i drejtohet organit të akuzës me një padi penale për të gjithë ata që janë përfshirë në videon e publikuar një ditë më parë nga gazetari Basir Çollaku. Në fakt pjesë e padisë penale është edhe Lulzim Basha.
Taulant Balla:
“Sapo depozitova në Prokurori kërkesën për fillimin e ndjekjes penale për të gjithë personat e përfshirë në inskenimin e turpshëm të orkestruar dhe të bërë publik nga Lulzim Basha. E garantoj opinionin publik se kjo çështje do të jetë beteja që duhet fituar në emër të shqiptarëve që duan një politikë ku akuzat të ngrihen mbi prova dhe se provave për cilindo është vetëm drejtësia që duhet tu shkojë deri në fund. I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme, Prokurorisë së Tiranës, Policisë së Shtetit të marrin të gjitha përgjegjësitë që ju takojnë në zbardhjen e këtij inskenimi të turpshëm”.
Megjithatë kreu i grupit socialistë kishte një paralajmërim të fortë për liderin e opozitës, të cilin e akuzon si gjobaxhi.
Taulant Balla:
“E garantoj Lulzim Bashën, gjobaxhiun e rëndomtë të sipërmarrësve, mos guxo të më vendosësh edhe mua gjobë me kusht mospërballjen. Jë shumë i dobët për mua Lulzim. Mirë kryetar partie se nuk di ta bësh, duke e degraduar PD në një organizatë banale babalësh. Mos guxo të bësh më as regjizorin apo skenaristin, sepse qenke për turp”.
Ndërkohë Balla paralajmëroj një tjetër kallëzim penal edhe për nënkryetarin demokrat Edi Palokën.

PADIAAAA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040080547332764