INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla, seancë të posaçme në parlament për shkarkimin e Metës! Shpjegon hapat…

Taulant Balla, seancë të posaçme në parlament për shkarkimin e Metës! Shpjegon hapat…

Publikuar më: 12:23 03-07-2019

Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve ka folur në lidhje me shkarkimin nga detyra të Presidentit, Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. 

Balla njoftoi se të hënë do zhvillohet një seancë e posaçme parlametare për shkarkimin e Ilir Metës, ndërsa ka kërkuar që “zyra e Kreut të Shtetit” të zbrazet sa më parë. Taulant Balla sqaroi se nisma e 55 deputetëve u morr në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve.

Ai bëri me dije dhe hapat që do të ndiqen në vijim: “Komisioni i Ligjeve ka diskutuar nismën e 55 anëtarve të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit. Raporti i Ligjeve i shkon seancës plenare. Sipas rregullores diskutohet raporti i Ligjeve, në rast se raporti miratohet procedura vijon më tej. Më pas ngrihet Komisioni Hetimor që do të hetojë shkeljet e Presidentit. Edhe ky komision ia çon raportin e tij me gjetjet Kuvendit. Nëse merr 94 vota, Presidenti shkarkohet. Vulën e vë më pas Gjykata Kushtetuese. Pra jemi në zbatim të përpiktë të afateve Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit. Sa më shumë ditët kalojnë aq më shumë e nevojshme bëhet lirimi i asaj zyre'.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391