INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla reagon pas akuzave të dëshmitarit X: PD është kthyer në një organizatë mafioze, ja kush është regjizori i audio-përgjimit

Taulant Balla reagon pas akuzave të dëshmitarit X: PD është kthyer në një organizatë mafioze, ja kush është regjizori i audio-përgjimit

Publikuar më: 18:39 17-05-2018

Pas publikimit të dëshmisë së Albert Veliut, i njohur si dëshmitari X, në audiopërgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj, ka ardhur dhe reagimi i Kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Në një deklaratë për mediat Balla shprehet Basha është autori i videomontimit dhe regjizori.

“Shndërrimi i PD nga një parti politike në një organizatë mafioze. Lulzim Basha është aktori dhe regjizori i audio përgjimit. Ai po bllokon hapjen e negociatave,” tha Balla.

Sipas kreut të grupit të PS, selia rozë do t’i shkojë deri në fund kësaj historie që autorët e inskenimit të dalin para drejtësisë. Ai tha se PD tentoi të largojë jashtë vendit Albert Veliun, madje u shpreh se nga PD gjithçka mund të pritet pas këtij inkenimi.

“Një individ me skemë të rënduar kriminale e që pranon se është përdorur nga PD, në këtë inskenim, duhet që menjëherë të përballet me drejtësinë bashkë me regjizorin e tij. Situata është e rrezikshme. Çdo gjë mund të pritet nga ata që e morën, e kanë paguar, madje kanë tentuar ta largojnë jashtë territorit”, deklaroi Balla.

Ai tha se kreu i PD Lulzim Basha është regjizori i gjithë kësaj skeme që sipas tij përdoret nga organizata mafioze.

“Ajo që ndodhi, me paraqitjen publike të personit, se pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit është tregues i shndërrimit të një partie në një organizatë të rrezikshme që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre dhe më së pari sot, për fatin e keq rezulton se Lulzim Basha, është autori regjizori, dhe aktori i videopërgjimit të montuar“, tha Balla.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Asnjëherë deri më sot nuk ishte parë, dhe jo vetëm këtu në Shqipëri që një parti humbiste kaq rëndë arsyen sa të përfshihej në një skemë të mirëfilltë kriminale e mafioze. Sinqerisht deri dje kemi besuar se interesa të caktuara, të grupeve kriminale, apo intrigantëve kishin shfrytëzuar interesin legjitim të një pozite në rastin konkret. Në rasitn konkret të PD për të gjetur e deoncuar fakte nga më të ndryshmet që ndikojnë për keq në imamzhin e qeverisë. Kmie menduar se naiviteti i PD ka bërë që kjo parti, të përfshihej në një skemë të pastër të sabotazhit, kundër ministrit përgjegjës për luftën kundër krimit.

Ajo që ndodhi, me paraqitjen publike të personit, se pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit është tregues i shndërrimit të një partie në një organizatë të rrezikshme që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre dhe më së pari sot, për fatin e keq rezulton se Lulzim Basha, është autori regjizori, dhe aktori i videopërgjimit të montuar. Me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimarrjen e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave ndërmjet Shqipërisë dhe BE. Nuk ia vlen aspak të diskutosh për vërtetësinë e deklarimeve të këtij njeriu që edhe pa e ditur se kush është, duket që është mashtrues i rëndomtë i dënuar disa herë për disa vepra penale. Ajo çka duhet të sjellim në vëmendje të publikut sot, është fakti se është e rrezikshme, për fatin e demokracisë sonë, skema dhe metoda që ka përdorur këto ditë PD.

Si mundet që një parti politike, në një vend evropian të ketë këtë sjellje me ligjin, institucionit.

Deklaroj sot se PS do ti shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shtetit, duke kërkuar hetim të plotë ndaj këtij mashtrimi të prodhuar në zyrat e PD. Një individ me skemë të rënduar kriminale e që pranon se është përdorur nga PD, në këtë inskenim, duhet që menjëherë të përballet me drejtësinë bashkë me regjizorin e tij. Situata është e rrezikshme. Çdo gjë mund të pritet nga ata që e morën, e kanë paguar, madje kanë tentuar ta largojnë jashtë territorit. Ky është një sulm i rrezikshëm kundër institucioneve të shtetit, ndaj prokuroria duhet të veprojë sa më shpejt dhe me sa më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjej. Jemi para një skandali tepër të madh ligjor e politik.

Article Logic
Execution time: 0.0041429996490479