INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla reagon për protestën e opozitës: ‘’Dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë’’

Taulant Balla reagon për protestën e opozitës: ‘’Dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë’’

Publikuar më: 18:59 16-03-2019

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar për protestën e dhunshme të opozitës.

Balla ka publikuar një video në Facebook, ku shihet një burrë duke shkulur një pllakë në hyrje të Kuvendit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së shprehet se këta dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë do të shquhen vetëm për të prishur gjithçka Shqipëria ndërton me mund dhe do të mbahen mend si dhunues.

'Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën. Kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane dhe kush janë këta dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë e që shquhen vetëm për të prishur gjithçka

Shqipëria ndërton me mund. Gjithmonë këta do të mbahen mend si dhunues.

Shikojeni këtë video domethënëse se si shkaterrohet prona publike në hyrje të Kuvendit të shqiptarëve, në parkun që mban emrin e shqiptarit të madh “Fan Noli”.' -shkruan Balla.

Article Logic
Execution time: 0.003187894821167