Deputeti socialist Taulant Balla dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi janë konfliktuar mbrëmë në Romë, sipas nje dencimi të bërë në policisi nga Taluant Balla.
Jamarbër Malltezi ka qëne i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Argita. Kjo e fundit ka nisur nje sherr verbal me Ballën, me pas Jamarberi e ka qelluar deputetin socialist. Kjo sipas burimeve nga policia qe i referohen denoncimit të Taulant Balles.
Ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Leonardo da Vinçi” të Romës dhe me të mbërritur në Tiranë deputeti socialist ka bërë denoncimin për këtë ngjarje. Çështja tashmë i ka kaluar prokurorisë me akuzën “goditje për shkak të detyrës”. Sipas Balles, Malltezi e ka fyer dhe më pas goditur deputetin socialist.
Si pasojë e sherrit raportohet që deputeti Balla ka patur shenja të dukshme në fytyrë dhe të çara në buzë .
Mësohet se Balla ka pranuar në polici se ka provokuar politikisht çiftin Malltezi, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë për mediat lidhur me ngjarjen.
Nuk është hera e parë që Taulant Balla dhe Jamarbër Malltezi shkëmbejnë akuza me njëri-tjetrin, por ndryshe nga çdo herë tjetër ngjarja ka degjeneruar në dhunë fizike./Newsbomb.al