Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shuar kureshtjen në lidhje me njohjen e tij me biznesmenin e arrestuar në Greqi, Edmond Bego, pas akuzave të PD. Ai u shpreh se e njeh familjarisht, por nuk di që ky person të ketë mburojë politike.
“Personin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, nxënës shembullorë. Ju them me garanci të plotë se kurrë nuk i është ofruar një mburojë e tillë politike dhe përgjigjen më të mirë e ka dhënë dje policia e shtetit. Ky skenar është thjesht një pjesë e Babales 3. Personi nuk ka qënë në kërkim. Pas verifikimit që zgjat 40 ditë, do të shohim nëse personi ka pasur ndonjëherë nevojë për mburojë politike”, tha Balla.
Balla ju tha të djathtëve që për çdo paqartësi ti drejtohen Prokurorisë: “E sfidoj PD-në që të çojë çështjen në prokurori. Siç edhe ndodh në Gjermani.”
Deklaratat Balla i mbajti pas një takim me disa deputetë gjermanë.