INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla - Sokol Dervishi diskutojnë mbi ndërtimin e rrugës Tiranë - Elbasan

Taulant Balla - Sokol Dervishi diskutojnë mbi ndërtimin e rrugës Tiranë - Elbasan

Publikuar më: 11:25 13-04-2017

Senaca parlamentare ka nisur me një diskutim të rëndësishëm sa i përket përfundimit të ndërtimit të rrugëve në vend. Ishte Taulant Balla që ka kërkuar të dijë nga Ministri i Transporteve, Sokol Dervishi se kur mund të përfundojë ndërtimi i rrugës Tiranë – Elbasan, pasi pjesa nga Sauku deri tek tuneli ka pësuar problematika se nuk ka patur studim të saktë të terrenit të ndërtimit. Dervishi tha se brenda vit ajo do të jetë gati, pasi qeveria e kaluar në ngut për ta inaguruar para zgjedhjeve nuk ishte e vëmendëshme për disa problematika gjeologjike. “Ka munguar studimi i plotë gjeologjik për rrugën Tiranë-Elbasan, “ tha Ministri Dervishi.
Po Balla se la me kaq kërkoi që të gjitha problemet me tenderat e rrugëve të hetohen nga prokuroria dhe shtoi se Autoriteti Rrugor shqiptar duhet të reformohet totalisht madje dhe proceduart e prokurimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045