INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla: Strazimiri të procedohet penalisht për armëmbajtje pa leje

Taulant Balla: Strazimiri të procedohet penalisht për armëmbajtje pa leje

Publikuar më: 18:46 28-03-2016

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se Partia Demokratike nuk e ka dënuar incidentin e rëndë sipas tij të armëmbajtjes pa leje  nga ana e deputetit Gent Strazimiri. Deputeti demokrat u fotografua me pistoletë në brez gjatë përplasjeve me policinë për parkun e lojrave në Liqenin Artificial të Tiranës

Sipas Taulant Ballës, Strazimiri nuk ka shkelur vetëm ligjin e armëmbajtjes pa leje, por edhe të shumëpërfolurin dekriminalizim.

Balla: “Duke i konsideruar veprimet e deritanishme të Policisë së Shtetit si tepër korrekte, kërkojmë që sipas ligjit shtetasi G.S. të procedohet penalisht në kushtet e flagrancës të armëmbajtjes pa leje. Kujtoj që kjo vepër penale është një vepër e përfshirë në Ligjin për Dekriminalizimin. Është rasti që PD të dëshmojë me vepra dhe jo me fjalë respektin ndaj ligjit. Gjithashtu dënoj edhe dhunën e deputetëve dhe përfaqësuesve të tjerë të PD ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Policisë Bashkiake të Tiranës”

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0043010711669922