INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla “thumbon” Monika Kryemadhin: Mikja ime po bën opozitë!

Taulant Balla “thumbon” Monika Kryemadhin: Mikja ime po bën opozitë!

Publikuar më: 14:08 25-03-2017

Në Elbasan duket se kanë nisur tensionet e para të fushatës elektorale dhe gara më e fortë është ajo ndërmjet PS dhe LSI.  Kjo shihet qartë pas përballjes së ashpër mes Monika Kryemadhit dhe Taulant Ballës.

Sipas Ballës,  Monika bën opozitë edhe për dikasteret apo agjencitë që janë përgjegjësi e partisë së saj në qeveri.

“Sot u gjendëm në Sutaj Rrajcë, në prezantimin e studimit të fizibilitetit të ujësjellësit të ri të zonës, uji për të cilin do të merret nga parku kombëtar i Shebenikut. Të mendosh që nuk ka rrugë, infrastrukturë dhe ujë të pijshëm, megjithëse ujin nuk ta jep politika, por Zoti.

Janë disa detyrime që ne në politikë i kemi harruar, pasi përfshihemi nga debatet politike apo nga disa pseudo-reforma, qofshin këto arsimore, drejtësie apo shëndetësie dhe harrojmë gjërat më jetike për të cilat njerëzit kanë nevojë.

Duhet të harrojmë fasadat e jashtme dhe të mendojmë për ato gjëra që janë të përditshme për banorët, qytetarët, fshatarët, malësorët,” shkroi dje Kryemadhi. 

Nga ana tjetër, Balla u shpreh sot për News 24 se:

“Se di çdo bëjë opozita në qarqet e tjera po në Elbasan ajo ka filluar fushatën! Do thoni ju që mikja ime Monika nuk është opozitë! Po e keni gabim, sepse Monika bën opozitë edhe për dikasteret apo agjencitë që janë përgjegjësi e partisë së saj në qeveri. Ja për shembull, shkon në Shushice e thotë s’është bërë asgjë për bujqësinë, ndërkohë që partneri ynë ka edhe Ministrinë edhe agjencinë e pagesave për fermerët. Ose u thotë ju ka lënë qeveria pa ujë, ndërkohë që drejtorinë e ujësjellësit për atë zonë e ka një figurë e partisë së Monikës. Kështu që mos ia qani hallin opozitës, të paktën për Elbasanin, se në Elbasan opozita ka filluar fushatën”.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932