INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Taulant Muka trondit sërish! “Dhashë dorëheqjen, pasi arsimi është bunker”[VIDEO]

Publikuar më: 15:22 16-11-2018

Mjeku Taulant Muka dy javët e fundit ka bërë bujë me deklaratat e tij, pasi pretendon se zbuloi që diploma e zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo është e vjedhur e për këtë arsye Rama i zëvendësoi kokë më kokë. Postin e Demos ja dha Mukës. Por në mënyrë të papritur mjeku Muka dha dorëheqjen dhe sot nga Kafe IN ai ka bërë deklarata shumë të ashpra për mënyrën se si funksionon Ministria e Arsimit. 

“E mora atë post për të bërë reformë në arsim dhe shkencë. S'vajta atje për të qënë brenda një bunkeri. Atje nuk ka pavarësi institucionale. S'ka pavarësi mendim. Atë pozicion nuk e mora për t'i bërë fresk karriges,” tha Muka në Kafe IN.

Mjeku Muka gjithësesi tha se nuk do ta ndalë betejën këtu. Ai ka sugjeruar që Vettingu në politik të bëhet përmes arsimit, pasi askujt prej politikanëve nuk ju janë verifikuar diplomat madje prezantoi dhe raste konkrete.

“Në Ministrinë e Arsimit flenë diploma mbase të pavërteta që ju kanë dhënë njerëzve pozicione zyrtare. Pse mos e bëjnë Vettingun në politik përmes arsimit. Aty bëhet pastrimi politik. Ka kryetarë bashkish që kanë marrë mastera jashtë vendit dhe s'kanë dalë asnjëherë jashtë,” theksoi Taulant Muka.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038731098175049