Taulant Xhaka dhe Gianni de Biasi po e vazhdojnë ‘luftën’ në distancë. Futbollisti i kombëtares, Taulant Xhaka duket se i ka ndjekur me vëmendje deklaratat e taktikut Gianni de Biasi, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”. Pas deklaratave të De Biasit në “Opinion” në TV Klan, i menjëhershëm ka qenë reagimi i lojtarit në rrjetet sociale.
“Identiteti im vazhdon”, ka shkruar prishtinasi i cili ka postuar një foto me datat më të rëndësishme të shqiptarëve.
Pas këtij reagimi befasues duket sikur lojtari e ka të qartë që nuk do të braktisë Kombëtaren, ndërsa në krahun tjetër De Biasi ka thënë se kthimi i Taulant Xhakës nuk varet nga ai, por nga sjellja e lojtarit.
“Nuk vret nga unë por nga sjellja e tij, ai ka gabuar. Ka dhe episode te tjera qe nuk janë pare nga telekamerat, qe unë nuk dua te flas, pasi dua qe te mbroj figurën e tij, unë jam 60 vjeç, nuk jam 27 si Taulanti”, ka deklaruar de Biasi.