Vëllezër prej një jete dhe kundërshtarë për një natë!
Kjo është historia e dy vëllezërve Xhaka të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në ditën e 11 qershorit, ku kombëtarja jonë do të luajë përballë Zvicrës në ndeshjet e vlefshme për grupet e Euro 2016. Shumë pak në ndajnë nga dita e madhe, në të cilën kombëtarja shqiptare do të bëjë debutimin e saj në fazën finale të një kompeticioni madhor për shtete. Megjithatë Taulanti na ka dhënë që sot një simbolikë të vogël të asaj që na pret në atë ndeshje. Ai ka publikuar një foto të bluzes së tij të vendosur përkrah asaj të Grantit, i cili luan me kombëtaren zviceriane. Vëllezër jashtë saj, por në fushë gjithsecili do të kërkojë maksimumin për të çuar kombëtaren e tij përpara, pavarësisht se në thelb të dy i përkasin së njëjtës. Kujtojmë se Granit Xhaka është transferuar sot tek gjigandët e Arsenal për një shifër që besohet të jetë diku tek 40 milionë euro. Një shifër stratosferike për një lojtar që premton shumë.