Ndeshja e sotme, ishte një sfidë ndoshta më shumë emocionuese për dy vëllezërit Xhaka, të cilët për herë të parë ishin kundërshtarë në fushë. Ai që përfaqëson ngjyrat tona, Taulanti pas përfundimit të ndeshjes është shprehur ishte i zhgënjyer që nuk arriti të fitonte ndaj Granitit, dhe beson se faji për këtë humbje ishin emocionet e minutave të para.
"Në 20 minuta e para patëm shumë emocione, besoj se në ndeshjet e tjera do të Përmirësohemi. Zvicra ka një skuadër me kualitet të lart, por dhe ne zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Tani do të mendojmë vetëm për sfidën me Francën. Por treguam se kemi ekip të mirë dhe në këtë evropian ska ekip të vogël. Vëllain e përgëzoj për fitoren, dhe i uroj suksese".