Në ndeshjen e djeshme të luajtur midis Bazelit dhe Luzernit, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1 -1, protagonistë të ndeshjes ishin edhe dy futbollsitët me origjinë shqiptare: Taulant Xhaka dhe Shkëlqim Demhasaj.
Xhaka kreu një ndërhyrje të gabuar ndaj këtij të fundit, por në fund arbitri nxori kartonin e verdhë. Ky veprim i arbitrit solli menjëherë një reagim të lojtarëve të Luzernit. Ndërsa pas ndeshjes ka folur dhe vetë Xhaka i cili është shprehur:
“Demhasaj ndaloi dhe filloi të më tërhiqte, unë pastaj bëra një ndërhyrje të gabuar. Unë as që dua t’ia di për reagimet e fansave të Luzernës.”