Taulant Xhaka ka disa oferta joshëse nga Bundesliga gjermane, që mund ta largojnë nga Basel.
Për shërbimet e 25-vjeçarit janë emra të rëndësishëm të futbollit europian, si Borussia Dortmund, Schalke e Borussia Mönchengladbach në Gjermani. Negociatave që nuk kanë marrë petkun zyrtar, i shtohet edhe Valencia në Spanjë.
Taulant Xhaka është prej 15 vjetësh te Baseli, duke kaluar nga skuadrat e akademisë deri në skuadrën e parë në Superligën zvicerane dhe me vetëm një sezon huazim te Grasshopper.
Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2021, por nëse dikush e çon ofertën në 15 milionë euro dhe lojtari është dakord, transferimi potencial mund të bëhet që në janar.
Kështu arkat e kampionëve të Zvicrës do te shtoheshin me një bonus të majmë dhe Xhaka mund të bënte një lëvizje që do ta ngrinte karrierën e tij në një tjetër nivel.