Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka uruar vëllain e tij i cili ditën e sotme feston ditëlindjen e 26-të.
Në mesazhin e tij emocionues, Graniti i ka uruar suksese në karrierë dhe shkruan se ndiohet krenar për vëllain e tij.
Mesazhi i plotë i Granit Xhakës:
“Vëllai im i dashur! Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Sot ti mbush 26 vjeç. Unë të uroj nga zemra të bëhesh vjeç, plot shëndet e shumë suksese në karrierë. Ti mendon se ne jemi larg, por me zemër unë jam çdo ditë pranë teje dhe kështu do të jetë gjithmonë. Do të mbështes gjatë gjithë jetës dhe dua të them që jam shumë krenar me ty. Je vëllai më i mirë në botë dhe të dua shumë”, është mesazhi i Granitit.
Kujtojmë që kohët e fundit Taulant Xhaka ka qendër në qendër të vëmendjes pasi ka prishur marrëdhëniet me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Ganni De Biasin.