INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulanti: Vëllain tim, Granitin, nuk do ta njoh në ndeshjen Shqipëri - Zvicër

Taulanti: Vëllain tim, Granitin, nuk do ta njoh në ndeshjen Shqipëri - Zvicër

Publikuar më: 14:00 28-01-2016

Taulant Xhaka është rikthyer të flasë për gazetën ‘Blick’ lidhur me përballjen ndaj vllait të tij Granitit në “Euro 2016”. Mesfushori kuqezi ka deklaruar se e ka të vështirë këtë sfidë, por kurrsesi nuk do ndryshojë stilin e lojës duke shmangur ndërhyrjet e tj të forta.

Sigurisht që do të jetë e vëshirë te kem vllain si kundërshtar. Jo vetëm për mua, por për të gjithë familjen time. Babai im, Ragipi, thotë se është me fat që ka dy duar, për të ngritur gishtin e madh për secilin.

Megjithatë, kjo është një ndeshje futbolli dhe unë nuk do ndryshoj stilin e lojës. Në fund të fundit dua që të fitojë Shqipëria. Nuk ka rëndësi nëse luaj kundër vëllait tim. Por natyrisht nuk dua ta lëndoj as atë dhe askënd tjetër’, thotë fillimisht mesfushori kuqezi.

Taulanti flet edhe për objektivat e Shqipërisë në këtë kompeticion. “Mendoj se mund të bëjmë shumë gjëra. Ne mund të mposhtim çdo kundërshtar, kemi fituar në kualifikuese mes të tjerash edhe kundër Portugalisë.

Sigurisht Zvicra e Franca janë favoritët në grup. Të dy ekipet kanë ndoshta individë më të mirë se ne në grup, por edhe ne kemi forcën tonë që jemi të bashkuar”, deklaron Tauant Xhaka.

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373