Taylor Swift dhe i dashuri i saj, Calvin Harris, vendosën të kalonin një darkë romatike në një restorant italian në Santa Monika.
Taylor dukej magjepsëse me fustanin e saj të zi, i cili i nxirrte në pah gjithë shpinën, kurse Calvin tentoi për një look më të thjeshtë, një pulovër gri dhe pantallona xhins.
Megjithatë, kur je një person i famshëm, privatësia është luks. Teksa bisedonin të dy, një fans i tyre ndërpreu bisedën duke u ulur në një tavolinë me ta "për t'i hedhur një sy" menusë. Djaloshi i quajtur Ricky Selby, për ta bërë më komike situatën, shton poshtë fotos: "Një darkë me mamin dhe babin". Ai pohoi nga një koment i tij se Taylor ishte shumë e këndshme. Pas darkës, çifti u largua nga dalja e pasme për të filluar jetën e natës.