Vazhdon rubrika “të gjithë kundër Taylor Swift”!
Pasi Kim postoi telefonatën famëkeqe mes Taylor Swift dhe Kanye West, nuk mund të mungonte përgjigja e indinjuar e yllit të muzikës pop. Telefonata supozohet të ketë informuar Taylor mbi këngën “Famous”, ku ai e thërret “Bitch” dhe tregon që mund të bëjë seks me të, para se kënga të publikohej. Por Taylor nuk është aspak dakort! Pavarësisht se ështe e dukshme që Kanye e ka telefonuar dhe e ka informuar mbi pjesën e seksit, artistja 26 vjeçare thotë që ai nuk e ka luajtur kurrë këngën për të, siç i premtoi. Ajo shton që nuk dinte asgjë mbi faktin që do thërritej “bitch” dhe historia që tregon Kim pa i qartësuar rrethanat, synon vetëm ta vrasë atë si personazh. Dhe duke parë historinë me Calvin Harris dhe Katy Perry që i ktheu të gjithë fansat kundër artistes së superhitit “Blank Space”, Kim ka ditur të zgjedhë momentin.