Hmmm...I keni parasysh ato fotot e pushimeve të çifteve të Hollywood-it? Ato fotot, lumturia e të cilave na e bën shpeshherë zili. Epo ja që jo çdo gjë, është ashtu siç duket.
Në rastin konkret e kemi fjalën për dyshen Taylor Swift dhe Calvin Harris, të cilët sipas një raportimi të revistës "PEOPLE" nuk po jetojnë bashkë. Një detaj ky që është konfirmuar edhe nga zëdhënësi për shtyp i Swift. Në fakt përbën habi se si një çift kaq i konsoliduar, sa ç'duken dy artistët, nuk preferojnë të bashkëjetojnë. Kujtojmë që Swift dhe Harris kaluan bashkë festat e fundvitit me familjen e këngëtares në Kolorado, ndërsa mbrëmjen e Vitit të Ri u panë duke festuar në një club në Las Vegas ku Harris po performonte. Mesa duket anjëri nga të dy nuk është ende gati për ta çuar lidhjen në një tjetër nivel!