Taylor Swift tashmë cilësohet si një “hajdute meshkujsh” nisur edhe nga numri i të dashurëve që ka patur. Kështu, duket se mashkulli i fundit që është vënë në shënjestër të këngëtares është reperi Drake. Ky i fundit dhe 26 vjeçarja duket se kalojnë shumë kohë bashkë dhe kjo ka shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa thjesht shoqëri.
Por duket se zëra të tillë qarkullojnë kot pasi pas kësaj shoqërie qëndron thjesht një bashkëpunim mes tyre. Flitet se Swift dhe Drake ka kohë që po punojnë për një këngë bashkë. Se çfarë mund të ndodhë më pas mes tyre, mbetet për tu parë…