Taylor Swift dhe Tom Hiddleston po shijojnë romancën më të përfolur të këtij viti dhe duket se po i ngjisin shkallët ngadalë.
Ata nuk e kanë fshehur për asnjë moment marrëdhënien e tyre, edhe pse erdhi në një periudhë shumë të shkurtër pas ndarjes nga producenti skocez Calvin Harris. Përtej kësaj, nuk janë të turpshëm as në publik. Pasi u pikësan duke u kapur për dorë, ata e çuan situatën në një tjetër nivel kur e vulosën gjithçka me një puthje. Gjatë një darke dy yjet e spektaklit u shfaqën edhe më të afërt me njëri tjetrin, ndërsa Tom nuk ngurroi ta merrte pranë dhe t’i puthte dorën, pa pasur frikë se mos i kapnin kamerat. Dhe si përfundim, natyrisht që i kapën.