Taylor Swift dhe Tom Hiddleston janë frekuentuar bashkë prej vetëm dy javësh, por duket se gjërat po ecin shumë shpejt për çiftin e përfolur.
Tani, nuk jemi të sigurtë nëse po shihen prej vetëm dy javësh, por le të themi që aq kohë ka këngëtarja e muzikës pop që është ndarë nga producenti skocez Calvin Harris. Megjithatë nuk ka kaluar fare kohë dhe të dy ata, Taylor dhe Tom, kanë takuar familjet e njëri-tjetrit dhe po shijojnë romancën në maksimum. Pasi kanë kaluar kohë së bashku në Neë York dhe Britani të Madhe, këtë herë kanë vendosur të bëjnë një arratisje romantike në Romë. Dhe ku ka më bukur se ta shëtisësh Koloseon dorë për dore, duke qenë se iu bë dhe zakon intimiteti në publik!