Kjo nuk është hera e parë që Taylor Swift tregon anën e saj bamirëse. Këtë herë këngëtarja ka vendosur të dhurojë një shumë të konsiderueshme parash për familjen e fanses së saj e cila fatkeqësisht humbi jetën në një aksident me makinë në Alabama. Familjes së vajzës së ndjerë i nevojiteshin 40.000 mijë dollarë ku përfshiheshin shpenzimet mjekësore në përpjekje për ta mbajtur atë të gjallë. Kjo histori e ka prekur shumë Taylor Swift e cila përmes fushatës GoFundme, i ka dhuruar 5000 dollarë familjes së 18 vjeçares Katie Beth Carter. Familja e ka vlerësuar shumë këtë gjest të këngëtares dhe motra e Kate e ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin prekës që i kishte dërguar Taylor.
“Nuk ka fjalë përmes të cilave mund ta përshkruaj sa më vjen keq për humbjen tuaj. E di se kujtimin për Katien do ta mbani gjallë përgjithmonë. Ju lutem kini në mendje sa mendoj për ju dhe jua dërgoj lutjet e mia”, ka shkruar Swift.