Taylor Swift duket se ka vënë në shënjestër një tjetër mashkull.
Ai flitet se është aktori simpatik Zac Efron. Pas ndarjes nga Calvin Harris dhe më pas edhe nga aktori Tom Hiddleston, burime pranë saj flasin se ajo është e gatshme për të nisur një lidhje të re. Kujtojmë që këngëtarja pasi u nda nga Calvin Harris, u hodh menjëherë në krahët e Hiddleston dhe duket se po bën të njëtën gjë edhe me Efron.
Nuk e dimë çfarë ka ndërmend Zac të bëjë me bukuroshen Swift por kujtojmë se ai ka pasur disa lidhje dhe tani është shprehur se nuk dëshiron që lidhjet që do të ketë në vazhdim, t’i bëjë publike.
“Ai është shumë i vetëdijshëm se si është të jesh në lidhje që bëhet shumë publike, e sidomos kur bëhet fjalë për dikë si Taylor”. Është i frikësuar që të fillojë lidhjen me Taylor pasi njerëzit do të interesoheshin vetëm për jetën e tij private, dhe jo për karrierën, është shprehur një burim.