Pas ndarjes, lidhjes së re dhe sherrit me çiftin West- Kardashian, Taylor Swift e ka zhvendosur vëmëndjen në diçka tjetër.
Këngëtarja amerikane do të dhurojë 1 milionë dollarë në ndihmë të rimëkëmbjes së Louisana’s pas dëmtimit që pësoi nga vërshimet e ujit ku mbetën të vdekur 11 persona. 27 vjeçarja është shprehur se Louisiana e ka mirëpritur shumë kur ajo kishte shkuar atje për një koncert.
“E kam filluar turneun botëror në Louisiana, dhe jam ndjerë tepër mirë atje për shkak se pritja ishte tepër e ngrohtë, dhe më duke vetja si në shtëpi. Ma thyen zemrën fakti që shumë personave atje iu është dashur t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të fatkeqësisë natyrore”, ka thënë Swift.