Taylor Swift kundër Kanye West, lufta e përjetshme që nuk ka ndërmend të ndalojë.
Pasi akuzoi se regjistrimi i telefonatës mes saj dhe producentit 38 vjeçar ishte kriminal, Taylor nuk tërhiqet nga pozita e saj. Madje ajo është dyfish e nxehur dhe ka ndërmend t’i shkojë situatës deri në fund. Më parë u raportua se kishte pak gjasa që Kim dhe Kanye të procedoheshin penalisht, pasi nuk ekzistonin “pritshmëri privatësie” duke qenë se Taylor ishte në loud speaker. Ajo ama nuk bie dakort dhe thotë se nuk e dinte që mund të dëgjohej nga kushdo dhe fjalët që i tha Kanyes ishin vetëm për Kanyen. Por Kim kishte plane të tjera...