Kishte ardhur koha...
Të jesh personazh i famshëm ka edhe anët e saj negative. Një prej tyre duket se e ka përjetuar në “palcë” edhe këngëtarja Taylor Swift. Një fans i fiksuar pas saj më në fund është arrestuar pasi ka kaluar çdo limit me përndjekjen e vazhdueshme që i bënte.
Fiksimi i Mohammed Jaffar ndaj Taylor u bë rast shqetësues kur ai tentonte ta takonte këngëtaren në të gjitha mënyrat e mundshme, madje duke kaluar edhe forcat e sigurisë.
Përveç faktit që ai ka foto të saj në të gjithë shtëpinë e tij, ka tentuar disa herë të futet në rezidencën e këngëtares në New York. Rasti i fundit ka qenë me 6 shkurt kur ai shkoi në mes të natës duke i rënë derës për rreth 1 orë.
Mohammed ka shkuar 5 herë brenda 2 muajve në rezidencën e saj dhe ka telefonuar 59 herë menaxherët e saj që të linte një takim me 27-vjeçaren.
29-vjeçari është arrestuar më 6 mars për dhunim banese dhe përndjekje të këngëtares, si dhe është i ndaluar që të ketë kontakt me Taylor Swift.