Nëse mendonit se ishit të vetmit që e dogjët këtë fundjavë, prisni të shihni se çka bërë Taylor Swift.
Artistja e cila njihet për natyrën e saj të rezervuar, ka vendosur të lirohet disi nga zinxhirët dhe ka festuar si e çmendur këtë fundjavë që lamë pas në Las Vegas. Më konkretisht në një club nate i quajtuar OMNIA, ku jo rastësisht DJ rezident është i dashuri i saj Calvin Harris. Ka qenë vetë Swift ajo e cila ka ndarë disa nga momentet më të bukura të natës, përmes disa videove në Instagram. Video ku Swift është shfaqur mjaft e ekzaltuar duke kërcyer në shoqërinë e miqve të saj të ngushtë, Karlie Kloss, i vëllai Austin dhe artistin Todrick Hall. Ky i fundit madje ka postuar një video të tijën në Istagram duke e falenderuar Taylor Swift për mbrëmjen e EPIKE që kishin kaluar. Pak ditë më parë foto seksi me bikini, tani video duke u harbuar në club. Kjo vajzë ngeli duke na surprizuar!