INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taylor Swift i jep një dorë të dashurit të shoqes

Taylor Swift i jep një dorë të dashurit të shoqes

Publikuar më: 09:20 15-06-2016

Pas problemeve që e detyruan të braktiste performancën në festivalin Summertime Ball, Zayn Malik ka rrëfyer më shumë mbi shqetësimet e tij.

Në një intervistë për revistën Dazed ai ka treguar se ankthi e ka përndjekur gjithmonë e më shumë përgjatë muajve të fundit dhe në performancat live gjendja e tij përkeqësohej. Kështu artisti britanik tregon se nuk del shumë dhe qëndron brenda flluskës së tij, që të mos i shpëtojë situata nga duart. Zayn është ndalur pak edhe tek muzika e tij dhe tregon se mikesha e të dashurës Gigi, një farë Taylor Swift, e ka komplimentuar për albumin dhe në atë moment është skuqur i tëri. Kur vjen nga një super-yll si Taylor, nuk është se Zayn ka faj. Duhet të kujtojmë se kjo nuk ka qenë një periudhë aspak e mirë për këngëtarin sa i përket jetës së tij personale, për shkak të ndarjeve të shpeshta me Gigi Hadid, të cilat mendohet të kenë pasur motiv tradhëtinë dhe gënjeshtrat nga ana e Malik. Gjithsesi është për t'u vlerësuar suksesi i madh në lidhje me singëllat e publikuar deri më tani si solist!

 

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992