Kujt ia priste mendja?
Të gjithë u habitën nga fotoja në të cilën Taylor Swift shfaqet duke u puthur me Tom Hiddleston, të gjithë përveç Calvin Harris. Për producentin skocez duket se ishte thjesht një konfirmim i dyshimeve të tij. Burime pranë ish çiftit bëjnë me dije se Calvin Harris dyshonte mbi këngëtaren e muzikës pop disa javë përpara ndarjes së tyre. Taylor dhe Calvin ishin në një marrëdhënie me detyrime ndaj njëri tjetrit, por ai mendonte se diçka kishte ndodhur me yllin e hitit “Style” që në fillim të majit, një muaj përpara ndarjes. Dhe pikërisht më 2 maj Taylor është parë duke kërcyer dhe kaluar mirë me aktorin Tom Hiddleston në Met Gala. Tashmë ai ndjehet i tërbuar dhe i tradhëtuar...dhe kush mund t’i vërë faj?