Pamja e saj e rrallë prej princeshe, me flokët e artë dhe sytë bojëqielli ka bërë që Taylor Swift të bie në sy të një komuniteti jo të zakontë siç janë neo nazistët.
Ky grup i krijuar në rrjetet sociale e ka shpallur këngëtaren si racë e pastër ariane dhe si perëndeshën ariane, duke e përzgjedhur edhe si ikonë të tyre. Megjithatë ky nuk është një fakt që e ka lumturuar këngëtaren dhe avokatin e saj, të cilët i kanë çuar një paralajmërim drejtueses së këtij grupi duke i kërkuar të mos e asociojnë figurën e Swift me atë të Adolf Hitlerit!