Kohë më parë u fol se kënga “This is what u came for” ishte për Taylor Swift ndërsa mbrëmjen e kaluar kjo e fundit ka kërcyer vetë nën ritmet e kësaj këngë,…që mban firmën e ish të dashurit të saj Calvin Harris.
Taylor Swift ishte në lidhje me këtë të fundit por e braktisi duke u hedhur në krahët e aktorit Tom Hiddleston, lidhje kjo që mori fund.
Mbrëmë në festën e organizuar për Harper Bazaar, 26 vjeçarja ka filmuar veten duke kërcyer me shumë dashuri pikërisht nën ritmet e kësaj kënge. Bjondja bukuroshe dukej se e kishte kaluar plotësisht dramën e ndarjes me Midlleton dhe këtë e reflektonte edhe nga sjellja. E ulur në radhët e para ajo kërcente lirshëm nën tingujt e këngës së Calvin Harris. Një mënyrë kjo për të kërkuar rikthimin e tij?