Të qëndruarit përkrah Taylor Swift jo gjithmonë është diçka e mirë. Përkundrazi, në rastin e të dashurit të saj Tom Hiddleston kjo mund të jetë një humbje e madhe.
Sipas një raportimi të Mirror UK, aktori nuk do të jetë imazhi i ri i markës italiane Armani, vetëm për shkak të lidhjes së tij me këngëtaren. Perfaqësues të firmës, për të cilën vitin e kaluar ishte imazh Calvin Harris, kanë vendosur të heqin aktorin nga lista e kandidatëve për koleksionin e ardhshëm të të brendshmeve. Ndonëse drama që rrethon çiftin, do t'i bënte reklamë të madhe Armanit, këta të fundit preferojnë të mos bëhen pjesë e klanit të Taylor Swift!