INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taylor Swift mbështet Ke$ha financiarisht

Taylor Swift mbështet Ke$ha financiarisht

Publikuar më: 11:44 22-02-2016

Edhe Taylor Swift është në mbështetje të Keshës.

Këngëtarja 26-vjeçare ka dhuruar 250.000 dollarë në ndihmë të saj, për çdo problem financiar që mund të hasë pas vendimit të gjykatësit që artistja të mbajë kontratën me Dr.Luke dhe Sony. Swift nuk është e vetmja e përfshirë në këtë çështje. Në ndihmë të Keshës vjen dhe Lady Gaga, Arianna Grande, Lorde, Demi Lovato dhe shumë të tjera. Edhe fansat tregojnë mbështetjen e tyre në rrjetet sociale me hashtag #FreeKesha, që nga momenti i vendimit të gjykatës.

Article Logic
Execution time: 0.019860029220581