Taylor Swift është bërë emër mjaft i lakuar në showbiz-in botëror.
Përveç lidhjeve apo romancave me meshkujt të ndryshëm ajo mbante edhe titullin si ‘më e paguara në muzikë’. Por është koha që të dorëzojë kurorën. Është Beyonce ajo që po ia zë vendin këngëtares e cila sipas ‘Forbes’ fitoi plot 105 milionë dollarë nga albumi ‘Lemonadë’ dhe në turneun botëror.
Pas saj, vendin e dytë e mban Adele me një fitim prej 69 milionë dollarësh në vit. Ndërsa vendin e tretë e mban Taylor Swift me një shumë prej 44 milionë dollarësh të fituar këtë vit.