Taylor-i që kemi njohur më parë ka vdekur!
Në klipin e ri dhe tepër, tepër të errët ajo është një kufomë e gjallë, kafshon zinxhirë prej diamanti në një vaskë të mbushur plot me të tilla, shërbehet në krye të fronit nga gjarpërinj, vjedh banka, tregon Garmmy-in e saj dhe qëndron në krye të të gjitha “personazheve të saj të vjetra”.
Artistja 27-vjeçare duket se i adhuron klipet me buxhet të lartë, apo jo?
Duke analizuar tekstin e këngës "Look What You Made Me Do", video-ja tregon se Taylor-i që kemi njohur nuk është më e tillë dhe përmes simboleve si gjarpri (emoji të cilin Kim K e ka përdorur për të përshkruar karakterin e saj) apo diamantet (të cilat iu vodhën përsëri Kim K në Paris) duket se klipi iu drejtohet pikërisht çiftit West.
Hmmm, kuriozë jemi të dimë se kujt do iu drejtohen këngët dhe klipet e tjera nga albumi “Reputation”.