INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taylor Swift qenka fejuar pa e ditur njeri! E zbuluan vetë fansat nga këto detaje[FOTO]

Taylor Swift qenka fejuar pa e ditur njeri! E zbuluan vetë fansat nga këto detaje[FOTO]

Publikuar më: 18:10 26-04-2019

Këngëtarja Taylor Swift është duke thyer rekorde momentalisht me këngën e saj të re ME!. Vetëm pak orë pas publikimit ka arritur të mbledhë tek 40 milionë shikime në “Youtube”, ndërsa të gjithë po flasin për mesazhet që fshihen në këngë.

Përpara se ajo të publikonte këtë klip të ri ka thënë për fansat, se fshihet një surprizë në të.

Në këtë produksion muzikor një djalë shfaqet duke i dhënë një unazë këngëtares, e cila në fillim e refuzon, por më pas kur djali i zgjat një kotele, ajo më në fund e pranon.

Në këtë mënyrë fansat kanë nisur në aludojnë në rrjete se këngëtarja është lidhur në fejesë me të dashurin e saj Joe Alwyn.

Ndonëse kanë vite së bashku çifti ka qenë mjaft i rezervuar sa i përket historisë së tyre të dashurisë dhe ekspozimit të saj. Nuk dihet në fakt nëse ata janë fejuar, ndërkohë që pritet një reagim i Swift pas këtyre spekulimeve.

auto_t3-11556291971.png

auto_t2-11556292005.png

auto_t11556292015.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0033121109008789