Një foto është vënë në qendër të çështjes gjyqësore mes Taylor Swift dhe DJ të radios, David Mueller.
Ekipi ligjor i Mueller deklaron për TMZ se “fotoja nuk provon asgjë tjetër përveç faktit se ai nuk e futi dorën nën fundin e saj”. Ndërsa për sa i përket vendosjes së sikletshme të dorës, ata thonë se është momenti i keq në të cilin është shkrepur fotoja, pasi dora e tij ishte në lëvizje dhe nuk po qëndronte në vend. Më parë ishte bërë publike se Taylor pretendon që Mueller “futi dorën nën fundin e saj dhe i kapi të pasmen në momentin që ajo po pozonte për foton”. Avokatët e Mueller thonë se nuk janë të sigurte pse Taylor i kërkoi gjykatës të mbante foton të fshehur, por tani që u publikua thonë se është provë e mëtejshme që asgjë nuk ndodhi.