Ajo është gjallë!
Taylor Swift u tërhoq nga shfaqjet publike pasi krijoi shumë zhurmë me dy ndarje të njëpasnjëshme në më pak se një vit. Si të mos mjaftonte kjo, superylli i muzikës pop është përfshirë në zënka publike me profil po aq të lartë sa edhe ndarjet e saj. Por së fundmi bukuroshja 27 vjeçare ka dalë nga vetë-izolimi për herë të parë pas 3 muajsh. Ajo është parë duke vizituar shtëpinë e prindërve së saj në Nashville, për të kaluar ditën e nënës me ta. Përveç pantallonave shumë të shkurtra që i nxjerrin në pah një pjesë të të pasmeve, do të thonim që është veshur si për shtëpi dhe nuk ishte aspak e përgatitur për t’u kapur në foto.