Vajza me fytyrën e ëmbël di të jetë triumfuese jo vetëm me meshkujt por edhe me vendet e para.
Kështu, këngëtarja ka arritur të lërë pas edhe mbretëreshën Beyonce dhe këngëtaren e hiteve, Adele duke u klasifikuar në vendin e parë jo vetëm si këngëtarja më e paguar në vitin 2016 por edhe artistja më e paguar nën moshën 30 vjeç.
Fitimi i saj kap shifrën e 170 milionë dollarëve këtë vit.
Ndërsa në vend të dytë qëndrojnë “One Direction” si grupi me i paguar ndërsa Madona zë vendin e katërt me 76.5 milion dollarë.