Ishte një natë e madhe ajo e djeshma për Taylor Swift në iHeart Radio Music Awards.
Këngëtarja numër një në botë e muzikës pop jo vetëm fitoi 4 çmime, por pa edhe të dashurin e saj, së bashku miken më të mirë të triumfonin gjithashtu. Calvin Harris me çmimin “Artisti Dance i Vitit” dhe Selena Gomez me “Triple Threat” shkëlqyen në Los Angeles përkrah Taylor. Këngëtarja 26 vjeçare u shpall “Artistja më e Mirë Femër”, ndërsa fitoi dhe çmimet e “Albumit Më të Mirë” dhe “Tour-it Më të Mirë”.
Më pas e mbylli natën me çmimin “Most Mema-ble Moment”, pasi çmendi internetin me videon Blank Space. Por nuk munguan as detajet romantike pasi Taylor dhe Calvin ishin të dy protagonistë të kësaj nate. Artistja amerikane e falenderoi “të dashurin e saj Adam” për mbështetjen, pasi ky është dhe emri i vërtetë i producentit skocez, ndërkohë që syti duket se “iu bënë me zemra” kur artisti 32 vjeçar u ngjit në skenë për të marrë çmimin.