Një nga romancat më të përfolura të ditëve të fundit është ajo mes Taylor Swift dhe Tom Hiddleston.
Dashuri e vërtetë apo show i rradhës nga këngëtarja, për këtë fansat kanë dyshimet e tyre. Një teori e ditëve të fundit dalë nga rradha e ndjekësve të Swift është se 26-vjeçarja është duke punuar mbi klipin e saj të ri ku protagonist do të jetë aktori. U bënë 2 vite që kur Taylor publikoi albumin e saj të ri, kështu që do të ishte e drejtë të kthehej me një klip. Që nga festimet e 4 korrikut e deri tek vizita në Romë, gjithçka mendohet të jetë pjesë e skenave të këtij klipi. Të jetë vallë e vërtetë?