Tayna është një nga reperet më të përfolura në industrinë e muzikës për momentin dhe që në të njëjtën kohë numëron edhe shumë ndjekës në rrjete sociale. Ajo gjitmonë preferon që të mbajë një raport të këndshëm me fansat e saj dhe në këtë mënyrë shpërndan herë pas here goxha gjëra interesante në Instagram.
Nga dita në ditë, Tayna po njeh vetëm suksese në karrierën e saj muzikore, por siç duket ka vendosur të bëjë pak pushim në këto ditë të nxehta qershori. Nëpërmjet Instagramit të saj, Tayna ka publikuar disa foto e video dhe na ka treguar se ndodhet në Budva të Malit të Zi, mirëpo reperja nuk është vetëm.
Tayna ka shkuar në pushime me “Dashuritë e saj”, pikërisht prindërit të cilët janë një çift shumë simpatik. Por sipas Prive, reperja po xhiron klipin e saj të ri dhe nuk është keq të bësh 2 gjëra në të njejtën kohë, edhe xhirime edhe pushime!