INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tayna bën bamirësi për muajin e Ramazanit, Olti Curri e tall para 180 mijë personave: Na i solle zorrët në fyt ... [FOTO]

Tayna bën bamirësi për muajin e Ramazanit, Olti Curri e tall para 180 mijë personave: Na i solle zorrët në fyt ... [FOTO]

Publikuar më: 10:27 25-05-2019

Tayna është një nga reperet më të njohura e të komentuara të momentit, si për karrierën edhe për ‘look-un’ e saj. Që prej publikimit të këngës ‘Columbiana’ dhe suksesit që ajo hasi, Tayna ka sjellë projekte të ndryshme muzikore, duke u kthyer në një nga këngëtaret më të preferuara.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video nga më të ndryshmet për ndjekësit e saj, por këtë herënjë postim i saj ra në sy të Olti Currit dhe ky i fundit ka dy fjalë për të.

Olti Curri njihet nga publiku shqiptar për karakterin e tij dhe për faktin se i thotë gjithmonë gjërat ashtu siç i mendon, sidomos kur bëhet fjalë për personazhe publike. Këtë herë, Olti i është kthyer reperes shqiptare, Tayna, pasi kjo e fundit kishte publikuar një foto ku tregonte disa ushqime që kishte vendosur t’i çonte për bamirësi.

“O Tayna na i solle zorrët në fyt që publikon këto ‘bamirësitë’… Për 50€ pazar shkon bën ‘story’ tjetra, kujton se do i japin titullin ‘Nënë Tayna’”, ka shkruar Olti në foton e tij në ‘Instastory’, duke thumbuar kështu publikisht reperen. Nuk ka pasur ende asnjë reagim nga ajo, megjithatë do shohim çfarë do ndodhë tani e tutje.

Screenshot_20-05-24_212020.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557