Reperja nga Prizreni e njohur si “Tayna” vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë.
Dyshimet se së shpejti do të sjell një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me hip-hop artistin Ledri Vula, kanë nisur pas publikimit të një sërë fotosh dhe një video nga vetë këngëtarja mbrëmjen e kaluar.
Belin e hollë, flokët e gjata dhe një stil tejet unik! Reperja shqiptare Tayna, është shfaqur e rregulluar fiks për një videoklip nga duart e stilistit Kaci Lleshi.
Në videon e publikuar nga Tayna në profilin e saj në Instagram, shihet me një veshje interesante dhe flokët e gjata të cilat medoemos janë kuruar për një videoklip.
Dhe ajo që na ra në sy, janë komentet e Ledri Vulës tek Tayna.
“A je?” – shkruan Ledri!
“Kallxom”, i përgjigjet Tayna, e siç duket këto fjalë kanë të bëjnë diçka me ata të dy, e ndoshta njëra nga to është titulli i këngës së re.
View this post on Instagram