Pak orë më parë, Tayna lançoi projektin më të fundit. “Bass” e solli fuqishëm reperen shqiptare, që pritet të jetë një sukses ashtu sikurse çdo këngë tjetër e saj. Përpos stilit të veçantë, ajo që ra në sy në klipin e këngës ishte dhe komenti që reperja bën për flokët e këngëtares Eni Koçi.
Komenti ka qenë në kontekstin pozitiv, por menjëherë pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i Enit, e cila duket se e ka pritur mjaft mirë atë çfarë ka thënë Tayna. Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja ka shkruar: “Tayna fantastike si gjithmonë. Për flokët e mia e dini vet”.
“Bass” është projekti i parë i reperes nën logon e Sony Music. Vetëm pak ditë më parë, reperja njoftoi përmes një postimi në Instagram se ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë e famshme diskografike.