Tayna, Fifa dhe Melinda kanë qenë disa nga artistet e rrethuara plot me kontroversitet përballë njëra-tjetrës.
Shpeshherë në artin e tyre ato nuk kanë nguruar që të lëshojnë “thumba” për koleget, fundja a nuk është hip-hopi dhe rrepi arti i konkurencës?
Por, vajzat kanë ditur edhe ti lëshojnë tensionet duke kërkuar falje dhe duke shprehur vullnetin e mirë.
Edhe pse në distancë dhe ende pa nj bashkëpunim midis tyre duket se vajzat kanë pasur të njëjtën mendje në projektet e tyre të fundit muzikore.
“Prive” ka vënë re se reperet kanë rikrijuar këngët popullore shqiptare.
Fillimisht Tayna rikrijoi një këngë popullore shqiptare, atë "Kqyrni shoqe", duke e sjellë në një version të ri.
Po ashtu edhe kënga e fundit e Fifit është ripunim i këngës shumë të vjetër shqiptare "Oj zogo".
Ndërsa Melinda me projektin e fundit "Pika Pika", në refren ka përfshirë këngën popullore "Kush t’ka rrejt".