Tayna ka përfunduar me sukses turneun e koncerteve të sezonit të verës dhe tani filloi pushimin e merituar. Mirëpo krahas pushimeve, siç duket reperja do e shfrytëzojë këtë udhëtim, për të realizuar këngën e saj të re, por siç duket projekti i rradhës do të jetë ndryshe.
Në një postim të saj të fundit në Instagram, reperja ka zbuluar se na pret një baladë e re pas suksesit të këngës “Doruntina” një vit më parë.
Këngëtarja i ka lënë të gjithë në pritje duke thënë: “Ju e dini cfarë kohe është tani”. Kënga e fundit e Taynës ishte në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. “Bye bye” u prit mjaft mirë dhe numëron miliona klikime në ‘Youtube’.