Filloreta Raçi këngëtarja e dashur nga publiku, e njohur me emrin Fifi pasi u largua nga emisioni “Xing me Ermalin”, u bë pjesë e stafit të Luana Vjollcës. Ky ndryshim u përfol gjatë në media dhe kjo pasi mendohej se Fifi dhe Ermali nuk u ndanë mirë. Më pas Fifi u shpreh se ishte gjendur më mirë në “Top Channel” dhe kishte kushte më të mira pune pasi u pyet nga publiku.
Ermal Mamaqit si duket nuk i ka pëlqyer kjo deklaratë e këngëtares dhe të shtunën mbrëmja teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” pati mundësin të pyeste Fifi.
"Fifi po si kishe thënë ti moj motër se ishe më mirë këtu se atje?”- i tha Mamaqi, ndërkohë mori një përgjigje që edhe mbase nuk e priste, madje Fifi i hodhi edhe një 'thumb' të vogël.
"Ti ke këngëtaren më të mirë që ke patur deri tani” pasi kështu ka thënë Ermali në një nga emisionet e tij.
Do thoni ju: "Po Tayna ç'lidhje ka këtu?"
E ftuar në emisionin e Mamaqit reperja Tayna iu referua këngëtares që shoqëron orkestrën e emisionit kështu: “Kjo është këngëtarja më e mirë që ke patur Ermal. Shiko çfarë beli ka, super trup”- përfundoi Tayna. Ndaj pas reperes Ermali e pohoi, ndaj edhe Fifi iu shpreh kështu te Luana./intv.al/